PDSH letër institucioneve ndërkombëtare
Albeu.com
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka njoftuar institucionet ndërkombëtare për shkeljen e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni me rastin e miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve.“Partia Demokratike Shqiptare me rastin e miratimit të ligjit për përdorim të gjuhëve, para disa ditësh, me qëllim të informimit për shkeljen flagrante të të drejtave të shqiptarëve për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe të garantuar me Kushtetutë dhe me Marrëveshjen e Ohrit, përfaqësive diplomatike dhe konsullare në Republikën e Maqedonisë dhe institucioneve tjera u dërgoi tekstin e analizës së Ligjit për përdorim të gjuhëve, i përgatitur nga komisioni juridik i PDSH-së”, thuhet në njoftimin e kësaj partie, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Letra e dërguar, siç nënvizohet, është vetëm një hap që merë PDSH-ja për të njoftuar faktorin ndërkombëtar për shkeljet që ju bëhen shqiptarëve me këtë ligj.

Qeveria e Maqedonisë një kohë të gjatë manifeston një politik provokuese infantile si në planin e brendshëm në raport me kërkesat e shqiptarëve ashtu edhe në planin e jashtëm në raport me Greqinë, duke sforcuar idenë konfuze për trashëgiminë e vlerave historike të periudhës antike. PDSH-ja do ti përdor të gjitha mjetet demokratike të veprimit jashtë institucional për ti sensibilizuar faktorët për një devijim të kursit pro-evropian të qeverisë aktuale”, thuhet në letrën e kësaj partie drejtuar institucioneve ndërkombëtare.
Shtuar më 20/08/2008, ora 23:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori