E FUNDIT/ 159 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
PDSH kunder zgjidhjes se ofruar per shkollat ne Struge
Albeu.com
Vendimi i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, për tejkalimin e problemeve në shkollat e mesme të Strugës, nuk është asgjë tjetër, veçse vazhdim i politikës që përgatitet në kabinetet qeveritare për ngritjen e tensioneve ndëretnike në ...... Strugë, me qëllim të përfitimit të pikëve politike, akuzojnë nga dega e PDSH-së në Strugë.

Sipas tyre, kjo që ofrohet si zgjidhje në Strugë, është pjesë e skenarit të njejtë që u zbatua në Nerez të Shkupit.

“Ajo që ofrojnë VMRO-DPMNE dhe BDI për Strugën, është getoizim i shqiptarëve... dhe, për këtë, qytetarë të Strugës, thuani jo këtij projekti antishqiptar. Deri tek kryetari i Strugës Ramiz Merko dhe BDI-ja bëjmë thirrje publike: E kërkuat votën e shqiptarëve të Strugës me qëllim që shqiptarët të mos e humbin Strugën dhe votat i fituat pavarësisht ngjyrave politike, të gjithë ju votuan, andaj për veprimet tuaja nuk duhet të jepni përgjegjësi para strukturave të BDI-së, por para qytetarëve”, deklaroi kryetari i degës së PDSh-së në Strugë, Zijadin Sela.

Nga PDSH kërkojnë nga koalicioni qeveritar që të ndërpret manipulimin me nxënësit dhe të dispancohet nga arsimi, kurse paralajmërimet për ndërtimin e një shkolle të mesme në Veleshtë, e vlerësuan si zgjidhjen më të keqe të mundshme për Strugën.

Ndërsa, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, për Alsat deklaroi se akuzat e PDSH-së janë joserioze dhe shtoi se ndërtimi i shkollave është zgjidhja më e mirë për ardhmërinë e qytetit. Ai shtoi se autoritetet lokale bashkë me qeverinë po punojnë për një fillim të mbarë dhe pa probleme të vitit të ri shkollor në Strugë. (alsat-m)
Shtuar më 22/08/2009, ora 23:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori