PDSH: Kryeministri i Kosovës u pranua në qeveri
Albeu.com
PDSH sot mohoi akuzat e BDI lidhur me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga qeveria maqedone. Zëdhënësi i PDSH, Fexhri Selami, tha se kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski e ka pranuar pakon e Ahtisarit.Zëdhënës I Shtabit Zgjedhor të PDSH-së Fexhri Selami, tha se partia e tij mundësoi pranimin e kryeministrit të Kosovës në zyrat e kryeministrisë së Maqedonisë dhe jo në restorante siç praktikonye qeveria e mëparshme. "Kryeministri I Maqedonisë pranoi pakon e Ahtisarit dhe mbështeti të njëjtën duke ditur se ai dokument, ajo pako parasheh pavarësinë e Kosovës", deklaroi Selami.
Ai ftoi BDI-në që para popullit të dal vetëm atëherë kur të posedoj projekte konkrete për realizimin e aspiratave të shqiptarëve në Maqedoni.
Shtuar më 16/05/2008, ora 23:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori