PDSH kerkon doreheqje nga u.d. rektor i USHT-se, Agron Reka
Albeu.com
Partia Demokratike Shqiptare sot edhe një herë ka reaguar ndaj ndryshimeve të fundit në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Vendimin e Ministrisë së Arsimit për shkarkimin e gjithë stafit drejtues të këtij universitetit, PDSH, e vlerëson si anti-kushtetues dhe anti-ligjor.PDSH, fton ushtruesin e detyrës Rektor në USHT, Prof. Agron Rekën, menjëherë ta japë dorëheqje.
“Sipas dispozitës së nenit 48 të Ligjit për institucione, rektorin e emëron dhe e shkarkon organi drejtues i institucionit (i Universitetit), pra Senati. Por, Rektori i USHT-së, profesor doktor Agim Vela është shkarkuar dhe çregjistruar nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë pa vendim Senati, pa procedurë të vendosur në Institucionet e Universitetit Shtetëror të Tetovës, pastaj, pa vendim të sjellë nga ana e themeluesit të Universitetit (Kuvendit të Republikës së Maqedonisë), bile, as pa ia deleguar kompetencën Ministrisë, që kjo të mund të sjellë një vendim të këtillë. Në bazë të argumenteve të lartpërmendura juridike, Partia Demokratike Shqiptare i bën apel ministrit të ri të Arsimit dhe Shkencës, z. Nikola Todorov, ta shfuqizojë Vendimin jashtëligjor sjellë me datë 02 korrik 2009”, deklaroi Mirushe Hoxha, nënkryetare e PDSH-së.
Shtuar më 14/07/2009, ora 22:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori