PDSH-ja njofton largimin e saj nga qeveria e Gruevskit
Albeu.com
Partia Demokratike Shqiptare ka dalë nga koalicioni qeveritar ne Maqedoni, ka deklaruar mbrëmë, pak para mesnate, për mediat maqedonase zëvendëskryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi. Ai akuzoi partinë qeverisëse VMRO-DPMNE për mospërmbushje të marrëveshjes dhe për nivel të ulët të komunikimit.Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili ndodhet jashtë shtetit, nuk është i informuar për vendimin, deklaroi Thaçi.

Vendimi i PDSH-së për ta lëshuar koalicionin qeveritar është përfundimtar dhe në pajtueshmëri me kryetarin e partisë, Arben Xhaferi, ka thënë Thaçi. Sipas tij, deri të hënën vendimi edhe formalisht do të vërtetohet edhe nga udhëheqësia me e lartë e partisë.

Partia Demokratike Shqiptare e lëshon koalicionin qeveritar, pas deklaratës së dhënë nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, se partia e tij, e cila është duke bojkotuar parlamentin, ka arritur marrëveshje me kryeministrin Nikolla Gruevski për çështjet fundamentale që kanë ndikim në marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni e më gjerë.

Njëra ndër vërejtjet e zëvendëskryetarit të PDSH-së është se VMRO-DPMNE ka arritur pajtueshmëri me BDI-në, ndërsa nuk i ka hapur çështjet të cilat, sipas marrëveshjes me PDSH-në, është dashur t'i zgjidhin.
Shtuar më 27/05/2007, ora 17:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori