PDSH-ja braktisi parlamentin e Maqedonise
Albeu.com
Kuvendi i Maqedonisë, pas pushimit dyjavor, filloi me punë sipas seancës së 69-të, ku në rend të ditës është Ligji për Kuvendin, një nga tre ligjet që i kërkon Brukseli që Maqedonia në vjeshtë të marrë raport pozitiv nga Komisioni evropian dhe rekomandim për fillimin e negociatave me BE-në.
Imer Aliu nga PDSH-ja në fillimin e seancës e kumtoi vendimin e partisë për dalje nga Parlamenti. "Në Kuvend miratohen ligje me të cilat duhet të implementohet Marrëveshja e Ohrit, e të cilat pastaj nuk respektohen, siç është rasti me Ligjin për amnisti. Të tjerat intepretohen dhe realizohen varësisht nga interesi i partisë më të madhe në pushtet, ndërsa çdo iniciativë e opozitës bojkotohet, me çka anashkalohet vullneti politik i shqiptarëve", tha Aliu. Ai shtoi se "mënyra e vetme që të parandalohet rreziku nga thellimi i mundshëm i kësaj situate, është institucioni i bojkotit". "Duke e marrë parasysh gjithë këtë, PDSH-ja e braktis Parlamentin e Republikës së Maqedonisë", tha Aliu. (lajm)
Shtuar më 18/08/2009, ora 01:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori