PDSH i kerkoi BDI-se te braktise Qeverine
Albeu.com
Në përvjetorin e tetë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, partitë shqiptare opozitare shprehën vërejtjet e tyre lidhur me moszbatimin e saj. Për PDSH-në e Menduh Thaçit, marrëveshja është e vdekur dhe i kërkuan BDI-së që të braktisë Qeverinë.“Konstatojmë se të ashtuquajturit përfaqësues legjitim të shqiptarëve në qeveri e kanë humbur rrugën në oborr të vet dhe kërkojmë urgjentisht që personi A A të jep dorëheqje nga posti dhe partia e tij BDI të lëshojë qeverinë. Prej këtu nga selia e PDSH i bashkohemi manifestimit të sotëm për përvjetorin e MO-së dhe ngremë një dolli “Rrofshin të vdekurit”, deklaroi Imer Aliu – deputet i PDSH-së.
DR-ja vlerëson se ka ngecje në implementimin e marrëveshjes së Ohrit.
“Ligjet që rregullojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, kulturës dhe simboleve kombëtare u miratuan në mënyrë arbitrare duke e lajthitur partinë shqiptare në pushtet-BDI-në me aneminë e saj në Qeveri, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në organe, institucione dhe administratën publike ende është simbolik, ligji i amnestisë nuk po respektohet për ish-pjesëtarët e UÇK-së, ligji për rregullimin e statusit të invalidëve nga konflikti dhe familjeve të dëshmorëve nuk është as në udhë të miratimit, burgosjet politike për shqiptarët nuk paten të ndalur, siç ka qenë rasti i Sopotit edhe disa raste të tjera”, theksoi Arjanit Hoxha, zëdhënës i DR-së.
DR-ja insiston në implementimin e shpejtë dhe cilësor të Marrëveshjes së Ohrit si dhe ndryshime dhe plotësime të ligjeve që janë miratuar pa konsensus të shqiptarëve. (Shkelzen Aqifi)
Shtuar më 14/08/2009, ora 02:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori