PDSH aktualizon serish ceshtjen e perdorimit te gjuhes
Pëlqej
Albeu.com
Partia Demokratike Shqiptare së shpejti do të riaktualizojë çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, pas miratimit të një ligji nga shumica aktuale në parlament.
Nisma e partisë më të madhe opozitare shqiptare vjen pas rekomandimeve dhe konkluzave të Komitetit për Mbikëqyrje të Këshillit të Evropës, se pozita duhet t’i mundësojë opozitës që të intervenojë për avancimin e zgjidhjeve në Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Tani, PDSH do të kërkojë që gjuha shqipe të jetë zyrtare në të gjitha nivelet e shtetit.

Komiteti i Këshillit të Evropës ka bërë shumë vërejtje për shkak të miratimit të Ligjit të gjuhëve në procedurë të përshpejtuar duke sugjeruar se duhet t’i mundësohet opozitës që të propozojë amendamente për ligjin e gjuhës.

”PDSH akuzoi se Ligji për përdorimin e gjuhës nuk i plotëson të gjitha interesat e shqiptarëve. Në këtë kontekst nuk mund të ndihmojë. Por i bëj thirrje koalicionit të shumicës që t’i mundësojë opozitës amendamente në frymën e pluralizmit demokratik”, Raportuesi i KE-së, Serhij Holvati.

“Ne do të vendosim së shpejti se kur do të dorëzojmë propozim-ligjin tonë, që tashmë është punuar. Me raportin e KE-së bien në ujë pohimet e BDI-së se me Ligjin për gjuhën është bërë arritja më e madhe e koalicionit gjatë 100 ditëve të qeverisjes”, sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu.
Shtuar më 22/11/2008, ora 17:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori