PDSH: Ademi ka pranuar se ministrat e BDI-se jane te korruptuar
Albeu.com
Pas publikimit të materialit në xhaminë e “ISA BEU” të Shkupit, qendra analitike e PDSH-së të premten në Tetovë, në selinë e kësaj partie edhe një herë para opinionit prezantoi ...... materialin e incizuar, ku bashkëpunëtori i afërt i Ali Ahmetit, Xhevat Ademi flet për marrëdhëniet brenda në BDI.

“Xhevat Ademi gjithashtu vetë pohon se ministrat e BDI-së për një punësim marrin 2000-3000 euro, madje për t’u punësuar si shërbëtor ju marrin nga 1000 euro. Jo se është burrë i mirë Xhevat Ademi po revolta e tij është se ai nuk ka mundësi ti reketojë shqiptarët për punësimin e tyre”, tha Luan Tresi Shef i Kabinetit te Kryetarit te PDSH-së.

Tresi gjithashtu theksoi se Xhevat Ademi pranon publikisht se BDI-ja dhe Ali Ahmeti mbahen peng nga politika maqedonase lidhur me rastet e Hagës.

“PDSH këtë material do të ua dorëzoje të gjithë ambasadave kryesore të akredituara në Shkup, dhe sigurisht, si dhuratë edhe Prokurorit Publik për të hetuar këtë rast kriminel të ministrave dhe bashkëpunëtorëve të afër të Ali Ahmetit”, bëri të ditur Tresi. (lajm)
Shtuar më 03/07/2010, ora 18:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori