PDK shpall fitore ne te dy komunat
Albeu.com
Sipas krerëve të shtabeve zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, kjo parti ka fituar rivotimet e sotme për kryetar të komunës si në Prizren ashtu edhe në Lipjan.
Madje, në Prizren, sipas PDK-së, kandidati i saj për kryetar, Ramadan Muja ka fituar me 4 mijë vota më shumë krahasuar me kandidatin e LDK-së Hanefi Muharremi.

PDK-ja e ka shpallur fitoren edhe të Shukri Bujës për Lipjan, por nuk ka dhënë shifra konkrete, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është deklaruar rreth rezultateve, me arsyetimin se nuk kanë ende të dhëna dhe se janë në pritje të procesit të numërimit të votave.

Shukri Buja ka thënë se PDK në Lipjan ka fituar për herë të tretë dhe ka falënderuar simpatizuesit e saj për përkrahje gjatë fushatës.

Rezultatet e para të parakohshme të KQZ-së për votimin në këto dy komuna pritet të shpallen pas mesnatës.
Shtuar më 01/02/2010, ora 03:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori