Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
PDK pro vendosjes se kamerave ne vendvotime
Albeu.com
Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së tha se partia e tij është pro vendosjes së kamerave nëpër vendvotime dhe vendnumërime. “Çdo vendim që ka të bëjë me transparencën e zgjedhjeve do të përkrahet nga PDK-ja, theksoi Hajredin Kuçi”.Sipas Kuçit çështja e vendosjes së kamerave është çështje teknike ndërsa që disa parti politike e kanë shfrytëzuar këtë për marketing politik.

Partia Demokratike e Kosovës përkrah vendimin për vendosjen e kamerave në vendvotime dhe vendnumërime. Kështu deklaroi sot nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi duke thënë se vendimi do të prezantohet edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Kuçit vendim për kamera është më shumë çështje teknike, por se kjo është politizuar. Andaj tha Kuçi PDK-ja shpreh qëndrimin e saj politik pro vendosjes së kamerave me qëllim të transparencës së plotë të zgjedhjeve.

Zv-kryeministri Kuçi u shpreh edhe për zhvillimet në pjesën veriore të vendit.

Qeveria tha Kuçi po bën angazhimet e plota që zhvillimet atje të jenë pozitive dhe vendosja e rendit dhe ligjit dhe e pikave doganore janë pjesë e procesit të punës së Qeverisë.
Shtuar më 29/08/2009, ora 21:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori