PDK: Kercenimi me vdekje ndaj opozites, kercenim ne lirine e shprehjes
Pëlqej
Albeu.com
"PDK vlereson se ky kercenim me vdekje ndaj opozites kosovare eshte sulm jo vetem ndaj PDK-se dhe partive tjera politike, por paraqet kercenim per rendin demokratik, lirine e shprehjes dhe ndertimin e shtetit te Kosoves".Keshtu ka deklaruar Partia Demokratike e Kosoves ne nje konference ku denoi ashper kercenimet e hapura me vdekje nga organizata e ashtuquajtur "Sigurimi i Atdheut" drejtuar sekretarit te pergjithshem te kesaj partie, Jakup Krasniqit dhe tre perfaqesuesve tjere te jetes politike dhe publike te Kosoves. Fehmi Mujota, anetar i kryesise se PDK-se, tha se partia e tij, eshte shume e shqetesuar me "kercenimet qe ka bere organizata kriminale dhe paramilitare "Sigurimi i Atdheut" ndaj Krasniqit dhe tre politikaneve tjere te Kosoves, Veton Surroit, Bujar Bukoshit dhe Faik Grainces. PDK konsideron se keto nuk jane sulme vetem ndaj nje personi, por jane kercenim per te gjithe qytetaret. Sipas Partise Demokratike te Kosoves ky kercenim eshte atentat politik ndaj lirise, procesit te demokratizimit, ndertimit te shtetit ligjor dhe qytetareve te Kosoves. Prandaj partia me e madhe opozitare, sipas Mujotes, kerkon nga organet kompetente per siguri dhe drejtesi qe te veprojne shpejte per kapjen dhe venien para drejtesise te ketyre krimineleve. "Ne do te ndjekim rruget institucionale per te ardhur deri te qetesimi i ketyre kercenimeve. Ne menyre qe ta bejme shtetit me te permbajtshem". Reagimi i PDK-se pason nje kercenim te publikuar nga nje formacion i quajtur "Sigurimi i Atdheut" drejtuar, shefit te grupit parlamentar te PDK-se, Jakup Krasniqit, kryetarit te partise ORA, Veton Surroin, kryetarit te e PreK-ut, Bujar Bukoshit dhe kryetarit te Kuvendit Komunal te Ferizajt, Faik Graincen. Ata kercenohen me vdekje, sic u tha ne konference, per shkak te "tentimit per te derguar ne gjykate te nje dosje per perfshirje ne veprat kriminale te zevendeskryeministrit Salihaj dhe disa anetareve tjere te kabinetit qeveritare". Radio Kosova
Shtuar më 14/04/2005, ora 21:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori