PDK e Shqiperise ne krize, largohet Nikolle Lesi
Albeu.com
Nikollë Lesi bëri të ditur sot se largohet përfundimisht nga Partia Demokristiane. Lesi u shpreh se mes tij dhe politikës që ndjek kryetari i partisë Nard Ndoka ka filozofi të ndryshme. “Largohem nga PDK-ja pasi Nard Ndoka ka ndjekur një politikë përjashtuese”, u shpreh Lesi.Ai gjithashtu bëri të ditur se për momentin do të jetë deputet i pavarur por në një të ardhme do të krijojë një forcë të re politike.

“Krisja” mes Nikollë Lesit dhe eksponentëve më të lartë të Partisë Demokristiane erdhi menjëherë pas arrestimit të zv-ministrit dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Transporteve. Demokristianëve nuk u pëlqeu deklaratat e Lesit rreth ceshtjes dhe e shkarkuan atë nga posti i Kryeatarit të Grupit Kuvendor.
Shtuar më 16/10/2007, ora 00:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori