Ndodh dhe kjo, kampionati rumun do t’i zhvillojë ndeshjet në Turqi

Federata Rumune e futbollit po mendon që të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit në Turqi. Për shkak të gjendjes së rënduar në Rumani nga koronavirusi, shumë prej klubeve të rangut të elitës rumune po kryejnë përgatitjet në resortet e Turqisë.

Ditën e sotme Federata Rumune komunikoi me të gjitha klubet rreth përgatitjeve për rinisjen e këtij sezoni futbollistik.

Klubeve u është dhënë urdhër që të kryejnë përgatitje për 3 javë, por është marrë parasysh se ndeshjet e mbetura të këtij edicioni të vazhdojnë mund të luhen dhe në Turqi nëse nuk përmirësohet situata shëndetësore në Rumani prej koronavirusit.

Nga ana tjetër, Federata Rumune ka planifikuar që ky sezon të rifillojë në 6 qershor dhe të përfundojë në 26 korrik.


Shtuar 22.04.2020 18:26