Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
PDK e gatshme per zgjedhje
Albeu.com
Nënkryetari i PDK’së, Rrustem Mustafa i është përgjigjur zërave opozitar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe ka thënë se partia e tij është shumë e gatshme për të hyrë në një garë të re elektorale.
Por, Mustafa ka thënë se PDK do t’i respektojë afatet ligjore.

“PDK’ja faktikisht asnjëherë nuk ka qenë më e gatshme për zgjedhje se tani, mirëpo ato do të mbahen në vitin 2011, sipas afateve ligjore”, ka thënë Mustafa, për Kosovapress.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet brendapartiake, që pritet të mbahen para zgjedhjeve parlamentare.

Ai nuk dëshiron ta lidhë çështjen e Kuvendit zgjedhor të PDK’së me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat kërkohen nga opozita.

Mustafa ka paralajmëruar ndryshime të njerëzve brenda partisë.

“Edhe në njerëz është e sigurt që do të ketë ndryshime, jo sulme, jo spektakulare diçka, por do të ketë ndryshime normale, sikur në çdo subjekt tjetër”, ka thënë ai.

Partia Demokratike e Kosovës, Kuvendin e fundit zgjedhor e ka mbajtur më 8 dhe 9 tetor të vitit 2005. Prej atëherë PDK nuk ka mbajtur zgjedhje brenda partisë, por vetëm Kuvende pune.
Shtuar më 09/02/2010, ora 05:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori