PDK dhe PR kërkojnë ndryshime në qeveri; Ndoka: Jo më pak se dy poste ministrore
Albeu.com
Humja e mazhorancës në qytetet e mëdha në zgjedhjet e 18 shkurtit, duke se tek partitë aleate ka nxitur dëshirën për më shumë poste ministrore. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, duke krahasuar partinë e tij me atë Agrare Ambientaliste, për herë të parë në mënyrë të hapur kërkoi që të ketë të paktën dy poste ministrore në kabinetin qeveritar.Ai theksoi domosdodhmërinë për ndryshime në qeveri, mosbërja e së cilës sipas tij i kushtoi rëndë mazhorancës në humbjen në qytetet e mëdha. Teksa mohoi fjalët se deputetët si Tom Doshi apo Pashk Ujka do të largohen nga PDK, zoti ndoka u shpreh se "Ne kemi kapacitetin e duhur jo vetëm për të pasur ministri të rëndësishme, por edhe për të qeverisur të vetëm". Zoti Ndoka dha gjithashtu sinjalin se së shpejti deputetë të tjerë të mazhorancës do ti bashkohen rradhëve të PDK-së, gjë kjo që do ta bëjë këtë parti një forcë vendimarrëse në parlament. Deklaratat e tij, zoti Ndoka I mbështet edhe në marrëveshjen e parazgjedhjeve midis PD-së dhe PBD-së, ku partia në pushtet i premtoi bashkëqeverisje.

Edhe pse jo drejpërsëdrejti, pretendime duket se do të ketë edhe nga aleatja më e madhe e PD-së, Partia Republikane. Kryetari I Grupit Parlamentar republikan, edhe pse nuk kërkoi drejtpërsëdrejti tjetër përfaqësim në kabinetin qeveritar, ai u shpreh se qeveria duhet të bëjë ndryshime në përbërjen e saj, duke mos e lidhur këtë me faktin e humbjes nëpër bashkitë e mëdha. “Ndryshimet në qeveri duhet bëhen duke patur parasysh zhvillimin e reformave dhe ngecjen e tyre. Në bazë të kësaj mund të mendohet për ndryshime.”, tha zoti Madhi në një prononcim për mediat.
Ramadan Çipuri, start
Shtuar më 27/02/2007, ora 09:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori