PDIU shpreh shqetësimin e saj për ngjarjet në Turqi
Përmes një njoftimi për shtyp, PDIU ka shprehur shqetësimin e saj për ngjarjet e orëve të fundit në Turqi.

"PDIU ndoqi me shqetësim, ngjarjet e tentativës për grusht shteti në Turqi. Ne mbështesim institucionet shtetërore, vlerat e demokracisë. Ne besojmë se e vetmja rrugë për të qeverisur është vota nga populli.
Fatmirësisht kjo tentativë u mbyll pa gjakderdhje, si edhe tregoi qëndresën e popullit turk, për të mbrojtur demokracinë. Të gjithë institucionet ndërkombëtare reaguan njëzëri në mbrojtje të demokracisë, që tregon se bashkë ne do të dimë t'i ruajmë vlerat tona të përbashkëta", thuhet në reagimin e PDIU. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2016, ora 02:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori