PDIU: Qeveria të përcaktojë linjën detare me Greqinë
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të përcaktojë linjën detare me Greqinë, në zonën e Sarandës. Kjo sipas PDIU vjen pas ankesave të peshkatarëve të Sarandës të cilët janë bllokuar nga marinarët grekë për të peshkuar në këtë zonë.

"Veprimet e policisë detare greke krijojnë dëm ekonomik Shqipërisë, dhe ekonomive familjare të peshkatarëve. Duam sqarim nga ministri ynë i mbrojtjes se çfarë linje kufiri njeh qeveria e Shqipërisë dhe nëse janë të drejta pretendimet e peshkatarëve, si ka ndërmend të reagojë ndaj këtyre cënimeve të sovranitetit territorial të Shqipërisë", thuhet në deklaratën e PDIU. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori