PDIU përshëndet tërheqjen e Ramës në Kavajë
Shpëtim Idrizi nën emrin e partisë që drejton PDIU-së ka reaguar në lidhje me tërheqjen e dy kandidatëve për kryetar bashkie në Kavajë.

Idrizi ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Rama duke e cilësuar si një mundësi kompromisi dhe shmangie e konfliktit.

“Në realitetin e një vendi evropian, sheshet nuk janë arena e përplasjeve politike. Janë zgjedhjet arena e vetme e demokracisë.

Politika shqiptare e ka për detyrë të arrijë kompromis për zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente; të jetë politika në shërbim të qytetarëve e jo të trajtohen qytetarët si veglat e politikës”, deklaron PDIU.

Kjo forcë i bën thirrje klasës politike të reflektojë për pasojat afatgjata. “Sa nuk është vonë, klasa politike duhet të reflektojë e të kuptojë pasojat afatgjata që i lë vendit një sjellje e papërgjegjshme e elitës së saj!”, -thekson PDIU. /albeu.com/

Shtuar më 06/05/2017, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori