PDIU në Berat: E duam Shqipërinë të bashkuar
Shpëtim Idrizi
Nën sloganin "Unë e dua Shqipërinë të Bashkuar”, PDIU hapi fushatën zgjedhore për qytetin e Beratit. Në fjalën e tij para mbështetesve, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se kjo forcë politike është konceptuar si parti kombëtariste, me një përqasje të fortë patriotike.



“Ishim dhe do të jemi gjithmonë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve kudo që ata i ka vënë Zoti, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri”, theksoi Idrizij.

Sipas tij PDIU është për bashkim kombëtar të të gjithë shqiptarëve, duke shtyrë liderat politik shqiptarë që të mos sillen si lidera kufijsh, por si lidera vizionarë. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori