PDIU kërkon nga Presidenti tryezë për zgjidhjen e krizës
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i kërkon presidentit të Republikës që krahas tryezës për datën e zgjedhjeve të mbledhë një tryezë edhe për ligjet që janë kusht për integrimin. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PDIU shprehet se ligjet e integrimit dhe problemet e opozitës mund të shtrohen në atë tryezë, por duhet të zgjidhen veç e veç



"Në këtë kuadër, ne i kërkojmë Presidentit të Republikës që sa më shpejt, të thërrasë një tryezë politike të partive kryesore parlamentare, apo të gjithë subjekteve politike që kanë rol në zgjidhjen e krizës parlamentare nga ku duhet të dilet me një vendim të vetëm: miratimin e ligjeve që na kërkohen me shumicë të cilësuar. Tryeza le të vendosë gjithashtu për një zgjidhje të problemeve që shtron opozita. Ligjet e integrimit dhe problemet e opozitës mund të shtrohen në atë tryezë, por duhet të zgjidhen veç e veç", thuhet në njoftimin e PDIU.
Shtuar më 26/10/2012, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori