PDIU: Inkurajojmë nismën e qeverisë për gjetjen e të zhdukurve nga diktatura
PDIU inkurajon punën e Institutit Kombëtar për të Përndjekurit dhe ministrinë e Punëve Sociale dhe Rinisë për të realiuzuar programin për të gjetur të zhdukurit nga koha e diktaturës.

Në një deklaratë për mediat, PDIU thekson se e ka patur program të vet gjetjen e të zhdukurve nga koha e diktaturës.

"Numri i tyre përfaqëson një shifër tronditëse për një vend të vogël si Shqipëria, afro 6000 vetë të mbetur pa varr nga viti 1944 deri në 1991, shifër e krahasueshme me vendet me konflikte ndëretnike.
Ndjeshmëria jonë për këtë problem të ngjashëm dhe me tragjedinë e komunitetit çam në Greqi është e hershme dhe ka qenë objekt i programit tonë zgjedhor. Ne kemi folur vazhdimisht për një çështje kaq të ndjeshme si kjo, duke propozuar dhe zgjidhje ligjore, institucionale që do të detyronin kriminelët e mbijetuar komunistë që të tregonin vendvarrimet e fshehta të kohës së diktaturës.
“Ne e kemi parë këtë çështje së bashku me lustracionin e mbështetur mbi një hapje të drejtë të dosjeve, si dy shtyllat, ngritja e të cilave do të realizonte përfundimisht paqen sociale në vend. Ndaj ne jemi të gatshëm që të kontribuojmë në ngritjen e këtyre dy shtyllave të paqes sociale në vend, për një problematikë që akoma prek jetën e përditshme të mijëra familjeve, që cënon traditën e nderimit të të vdekurve dhe nuk përmbyll procesin e drejtësisë për të gjithë”, thuhet në deklaratën e PDIU-së. /albeu.com/

Shtuar më 04/04/2015, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori