PDIU: Drafti i Mediut për tokat e Himarës, strategji greke
Drafti i kreut të PR-së, Fatmir Mediut, për pr/ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore” të ndryshuar” u rrëzua sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.


Kundër këtij propozimi ka votuar mazhoranca, ndërsa deputeti i opozitës, Dashamir Tahiri, i PDIU-së, ka abstenuar pasi drafti ishte vetëm për bregdetin e Himarës dhe këtë ai e cilësoi si “strategji greke”.

“Jo se jam kundër pronarëve por se amendamenti ishte vetëm për bregdetin e Himarës. Ligji duhet të ishte për tokat në bregdet që nga Konispoli deri në Velipojë. Mu duk pak si strategji greke, ne po kërkojmë pronat për Çamërinë, jo më për Shqipërinë. Abstenova sepse amendamenti ishte vetëm për një zonë, duhet të ishte gjithëpërfshirëse”, tha Dashamir Tahiri pas komisionit. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2014, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori