Formula 1 drejt ndërprerjes, shkak Koronavirusi

Drejtuesit e Formula 1 po shqyrtojnë mundësinë e ndërprejes së Çmimit të Madh të Kins për shkak të virusit që është përhapur në shtetin aziatik.

Çështja është diskutuar në një mbledhje të kryesisë së F1, mirëpo ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar në lidhje me këtë ngjarje.

Takimi që ndodhi në Londër do të marrë për bazë edhe raportimet e autoriteteve lokale për të vërtetuar shkallën e rrezikut të mbajtjes së këtij organizimi.

Sipas shefit ekzekutiv i këtij eventi, Torisho Muto, virusi ka prekur 25 mijë njerëz dhe ka shkaktuar 500 vdekje orët e fundit, transmeton lajmi.net

Një numër i konsideruar i personelit të Formulas nuk janë të gatshëm të udhëtojnë për në Shanghai, vend në të cilin zhvillohet gara, kësisoji ky turne ka shumë gjasa të ndërprehet.


Shtuar 6.02.2020 10:26