PDI pyet Bollanon, çfarë mendon për të drejtat e çamëve?
Albeu.com
Partia për Drejtësi dhe Integrim, (PDI) nepermjet nje deklarate per shtyp, reagoi per deklaraten e bere nga kryetari i Bashkise se Himares, Vasil Bollano "për dhënien e autonomisë pakicës Greke ne Shqiperi. "Keto nuk jane shaka te leshuara ne menyre te pandergjegjeshme, por nje prove per te matur pulsin dhe ngaterruar me bizantizem situaten shume domethenese dhe historike ne Ballkanin tone perendimor. PDI i ka kerkuar publikisht z. Bollano në cilësinë e Kryebashkiakut te qytetit te Himares ne Republiken e Shqiperise, se cfare mendon ai per te drejtat e mohuara padrejtesisht te popullsise Came dhe per masakrat e kryere ndaj tyre ne vitet 1944 – 1945" thuhet në deklaratë. PDI nëpermjet kesaj komunikate i ka kujtuar z. Bollano, por edhe opinionit publik Shqiptar dhe atij Nderkombetar se Çamet nuk kerkojne autonomi ne Greqi, por vetem Standarde Europiane te te drejtave themelore te njeriut. start
Shtuar më 27/04/2007, ora 22:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori