PD zyrtarizon kandidatët për 17 bashki
Update - Partia Demokratike zyrtarizon 3 kandidatë të tjerë për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Për bashkinë e Peqinit do të konkurojë Albert Kreçi, aktualisht kreu i komunës Pajovë.

Ndërkohë nga kampi socialist ende nuk ka një emër për garën e Peqinit, bashki që sipas selisë rozë do ti lihet PDIU-së.

Po ashtu PD zyrtarizoi edhe kandidatin për Pukën që është Rrok Doda i cili do të përballet me socialistin Rustem Struga.

PD ka nisur prej ditësh zyrtarizimin e disa kandidaturave, por nuk e ka bërë ende zyrtare kandidaturën për njësinë më të madhe në vend, Tiranën, por dhe bashki të rëndësishme si Durrësi, Shkodra, Vlora.

Për Bashkinë e Durrësit PR këmbëngul në kandidimin e Agron Dukës, por ende nuk ka një përgjigje nga PD. /albeu.com/

1- Bashkia Peqin kandidon Albert Kreçi, aktualisht kreu i komunës Pajovë (Ne foto)

2 – Bashkia Ura Vajgurore kandidon Bujar Hoxha

3-Bashkia Patos kandidon Luan Mustafaj, aktualisht kreu i PD Patos

4-Bashkia Delvinë kandidon Dhurim Alinani

5-Bashkia Roskovec kandidon Gëzim Caushi

6- Bashkia Tropojë – kandidon Besnik Dushaj përballë do të ketë Rexh Biberaj

7- Bashkia Vau i Dejës – kandidon Zef Hila do të ketë përballë Gjok Lleshin

8- Bashkia Kamëz- kandidon Xhelal Mziu

9- Bashkia Elbasan- kandidon Ardian Turku

10- Bashkia Malësi e Madhe kandidon Anton Koka

11- Bashkia Pukë - kandidon Rrok Doda

12- Bashkia Gjirokastër- kandidon Igli Kokalari

13- Bashkia Libohovë kandidon Altin Çomo

14- Bashkia Gramsh kandidon Kodhel Cala

15 -Bashkia Burrel kandidon Nezir Rizvani

16 - Bashkia Klos kandidon Basir Çupa

17- Bashkia Divjakë kandidon Irakli Gorea
Shtuar më 12/04/2015, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori