PD zhvillon zgjedhje për kandidatët për deputet: Kukësi zgjedh këta emra
Partia Demokratike po mban votime për të zgjedhur kandidatët më të përshtatshëm për zgjedhjet e ardhshme.

Procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Kukës ka përfunduar dhe anëtarët konfirmuan që në fazën tjetër të kalojnë:

Admir Sinamati,
Arben Cejku,
Ibrahim Bruka,
Sahit Prizreni,
Vjollca Vata.

Ky ishte qarku i parë ku PD realizoi votime për të zgjedhur kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Në votim morën pjesë 949 (69,5 %) anëtarë nga 1365 që kishin të drejtë. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2020, ora 21:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori