E vranë në makinë? Gjendet trupi i pajetë i një 57 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër në aksin Polican-Suhë.

Burimet bëjnë me dije se një burrë 57-vjeçar është gjetur i pajetë në makinën e tij, i goditur me sende të forta në trup.

Ngjarja është raportuar në aksin rrugor rural Poliçan-Suhë.

Ai është identifikuar me inicialet G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ku në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta, thotë policia.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/


Shtuar 5.08.2020 15:27