PD ka publikuar modelin e përzgjedhjes së
kandidatëve të saj duke theksuar se i janë referuar modelit britanik.
Sipas PD seleksonimi i
kandidatëve do të bëhet në tre faza:
Ngritjen e komisionit të
seleksionimit të
kandidatëve,
Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.
Procesin e
seleksionimit të
kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.
Në njoftimin e PD thuhet gjithashtu se se ky model i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal.
Njoftimi i plotë:
Partia
Demokratike është në fazën finale të përgatitjes së modelit për përzgjedhjen e
kandidatëve të saj nga anëtarësia.
Për këtë qëllim, janë prej dy ditësh në Tiranë Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të
Seleksionimit të
Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës. Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po ndihmojnë Partinë
Demokratike duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se
kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.
1
Bazuar në modelin britanik të Partisë Konservatore, PD ka përgatitur mënyrën e
seleksionimit të
kandidatëve të saj, që do të bazohet në tre faza kyçe:
1. Ngritjen e komisionit të
seleksionimit të
kandidatëve
2. Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.
3. Procesin e
seleksionimit të
kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.
Përfshija e anëtarësisë në përzgjedhjen e
kandidatëve është risi jo vetëm për Partinë
Demokratike, por për të gjithë politikën shqiptare. Deri më sot, asnjë forcë politike në Shqipëri nuk ka zbatuar këto standarde perëndimore që e bëjnë procesin e
seleksionimit të
kandidatëve në Partinë
Demokratike një proces transparent, demokratik dhe të bazuar në meritë.
Me modelin e saj të ri, Partia
Demokratike reflekton kërkesën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ta lidhur direkt kandidatin me zgjedhësin.
Modeli britanik që do të zbatohet në Partinë
Demokratike, i shërben Partisë
Demokratike edhe si një veting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal.
Shtuar më 06/04/2019,
ora 18:11