PD: Veliaj përgjegjës për varfërinë
Në një dalje nga selia blu, deputeti demokrat Gerti Bogdani, akuzoi Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, si përgjegjës për rritjen e varfërisë dhe papunësisë në vend.

"Erion Veliaj ka lënë një gjurmë të rëndë në rritjen e varfërisë në vend, në rritjen e papunësisë, në rrënimin e mijëra familjeve në vend. Ai është bashkautor me Edi Ramën, në këtë realitet të pashpresë për mijëra familje që kanë marrë rrugët e kurbetit nga pamundësia për të jetuar në kushte ekstremisht të vështira, ku vetëm në muajin mars ka mbi 3000 azilkërkues sipas autoriteteve gjermane.

Sot ai duhet të pranonte përgjegjësinë e tij për skemën shkatërrimtare ekonomike e sociale të aplikuar në vendin tonë prej dy vitesh. Skemë e cila ka lenë mbi 20,000 familje realisht në nevojë jashtë ndihmës sociale.

Skemë e cila ndryshe nga premtimi i 300,000 vendeve të punës e ka rritur papunesinë nga 13.4% që ishte në 18% sot, sipas INSTAT, nga keto mbi 34% të rinj. Skemë që ka ulur pensionet në tërësi dhe ka vështirësuar pensionet për gratë në veçanti, duke u rritur atyre moshën e pensionit dhe duke hequr vitet e arsimit nga skema.

Skemë që ka ulur përfitimet e lejes së lindjes për nënat 17% deri në masën 35%. Si minister i kësaj qeverie, ai është mbështetës i çdo mase të kësaj qeverie që ka vështirësuar jetën e qytetarëve, me rritjen e taksave, me rritjen e çmimit të energjisë, me prishjen e pronave të ndertuar me djersën e shqiptarëve të ndershëm.

Ai nuk ka kundërshtuar asnjë herë të vetme asnjë vendim të kesaj qeverie, që në këto dy vite i ka përkeqësuar kushtet e jetesës se qytetarëve shqiptarë. Ka qënë vetë personalisht i përfolur për përfshirje në disa afera korrupsioni, duke mos qënë kështu në krye të Ministrisë të Mirëqenies Sociale në shërbim të qytetarit, por në shërbim të mirëqënies personale". /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2015, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori