PD: Veliaj e ndan Shqipërinë në tonën dhe të tyre, qytetarët në mjerim
Me anë të një deklarate për mediat, Partia Demokratike e ka cilësuar si të turpshme deklaratën e ministrit Veliaj, se në komunat që drejtohen nga PD janë edhe largimet më të mëdha të njerëzve për azil.

"E turpshme si një anëtar i këtij kabineti që u kujdes dy vjet për mirëqenien personale, e ndan Shqipërinë në tonën dhe të tyre.

Njerëzit po ikin se qeveritarë dhe zotëria në fjalë kujdesen vetëm për mirëqenien e tyre.

Qytetarët i kanë zhyturmjerim, papunësia është rritur, çmimet po ashtu. Këta kredhen nëpër ekrane me suksese imagjinare.

Shqiptarët po marrin rrugët e botës, ndërsa këta janë strukur në luksin e siguruar nga lekët e shqiptarëve", përfundon reagimi. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori