PD: Trafikantët, më të preferuarit për tu punësuar në administratë
Pëlqej
Partia Demokratike denoncoi një tjetër aferë të kryeministrit Rama në administratë. Deputeti i PD-së Flamur Noka tha se personat e përfshirë në trafik droge janë më të preferuarit për tu punësuar në administratë.

"Inkriminimi që Edi Rama i ka bërë administratës ka shkuar sipas një skeme gjakftohtë dhe ka synuar kapjen e sektorëve kyç. Personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, janë më të preferuarit. Me Edi Ramën, menjëherë pas ardhjes në pushtet, rilindi Nalton Jacaj, i kapur në Turqi me 200 kilogramë heroinë, të cilit iu besua një rol aktiv tek Drejtoria e Lojërave të Fatit. Nalton Jacaj ishte tregtar konfeksionesh, dhe në vitin 2009, në Stamboll, në maunen e tij kishte ngarkuar 200 kilogramë heroinë. Kapja e Jacajt dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka qënë lajm i bujshëm në atë kohë" ka deklaruar deputeti demokrat Flamur Noka.

Sipas tij kjo është një dëshmi tjetër, se sa boshe dhe e rrejshme është retorika e Edi Ramës për shanset e barabarta, për meritën, për konkursin e vendeve të reja të punës në administratë. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori