PD "terhiqet" nga ligji per SHISH
Albeu.com
Kur të gjithë prisnin që ligji për Shërbimin Informativ Shtetëtor të miratohej sot në Kuvend, pas debateve seancën e shkuar, maxhoranca ka bërë një lëvizje tjetër, duke e lënë ligjin në fjalë të miratohet për në sesionin tjetër parlamentar.
Në seancën e fundit të këtij sesioni është miratuar mes shumë debatesh buxheti i ndryshuar për vitin 2010, ku opozita braktisi seancën.

Por, ajo që pritej ishte edhe miratimi i ligjit që do të kufizonte mandatin e kreut të SHISH me një periudhë kohore 5-vjeçare dhe me të drejtë të një rikanddimi. Që në fillim, ligji i propozuar nga deputët e maxhorancës u kundërshua ashpër nga opozita, por në lojë u fut edhe Ambasada amerikane në Tiranë, duke u shprehur se ligji bie në kundërshtim me parimet e NATO-s.

Ligji po bëhej gati kohë më parë për tu dërguar në Parlament, por vendimi u tërhoq në momentet e fundit. Më pas, u bënë disa ndryshime dhe ligji kaloi në seancë për diskutim, pra javën e kaluar. Atë ditë, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, me bindje u shpreh se ligji do të miratohej në të gjitha mënyrat. Por, seancën e fundit, atë të ditës së sotme, ligji as që u pa në Parlament për diskutim e aq më pak për miratim.

Duket se presioni i madh i ardhur jo vetëm nga opozita, por edhe nga vetë maxhoranca, e kanë detyruar Partinë Demokratike të tërhiqej mbrapsht. Publikisht u tha se ligji do të miratohej në Parlament gjatë sesionit tjetër që nis diku nga fillimi i shtatorit.

Por, deri atëherë periudha e pushimeve dhe e reflektimeve, do të bëjë që ligji në fjalë të ketë disa ndryshime, gjithmonë nëse PD-ja në qeveri nuk do të këmbëngulë fort në pretendimet e saj. Megjithatë, konsultimet me NATO-n janë të mundshme, për sa kohë këtë e ka kërkuar edhe numri dy i qeverisë Ilir Meta. (start)
Shtuar më 26/07/2010, ora 16:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori