PD sulmon ministrin Veliaj: Dasma faturohet si aktivitet kulturor, ky është turp
Pëlqej
Në vazhdën e akuzave të ardhura nga selia e PD, dasma e ministrit Veliaj është kthyer sërish në fokus. Me anë të një deklarate për mediat, Kordinatorja e PD-së Silvi Bardhi është ndalur tek dasma, duke sqaruar se të tjera abuzime kanë dalë në dritë, e ndërsa ministri ka zgjedhur të heshtë.

“Fakte të reja dalin për abuzime skandaloze me dasmën e Erion Veliajt, ndërkohë që ministri prej 5 ditësh hesht, nuk jep asnjë shpjegim. Media ka zbuluar dokumenta ku del se dasma qeveritare, në letra, rezulton dhe është faturuar si aktivitet kulturor”, deklaroi ajo.

Më tej citoi se: “Qejfet e Erionit na qenkan sipas qeverisë aktivitet kulturor. Skandali i restaurimit të kalasë së Gjirokastrës enkas për dasmën qeveritare, i mbajtjes atje të traku-festës me fondet publike, në shërbim të dasmës qeveritare, u pasua të nesërmen nga skandali i Pezës.

E njëjta logjikë. Përcaktohet destinacioni dhe koha e mbajtjes së festës së Pezës, me fondet e Ministrisë, në shërbim të dasmës së Erion Veliajt. Abuzim i pastër me pushtetin, shërdorim parash, vënia e infrastrukturës shtetërore në shërbim të interesave personale. Çfarë duhet të ndodhë më shumë, që Erion Veliaj të përgjigjet”.

Sipas PD-së, kemi sot një ministër të rrethuar nga skandale, të rrethuar nga një përbuzje masive publike, nga miliona të neveritur nga luksi i pafre, dhe nga shpërdorimi i parasë dhe i pushtetit, për një zijafet qeveritar, dhe sërish Erion Veliaj hesht. “Por heshtja nuk do ta shpëtojë atë. Nëse këta nuk kanë turp, në këtë vend ka ligje, para të cilit herët a vonë ministri do të mbajë përgjegjësi”, përfundoi ajo. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori