Përfundoi kontratën me Realin, Bale i ofrohet Getafes

Gatafe ka prezantuar së fundmi fanellate sezonit të ri dhe gjatë kësaj kohe presidenti ka dhënë lajmet e para për merkaton e verës dhe projektin e klubit për sezonin e ardhshëm.

Presidenti Angel Torres e nis fuqishëm deklaratën e tij për mediat, pasi emri i parë që përmend është Gareth Bale: “Para pak kohësh fola me përfaqësuesin e Bale dhe na e ofruan. Është një munësi. Do të konsultohem me drejtuesit sportiv dhe me trajnerin”, tha ai.

Kujtojmë që Gareth Bale përfundoi kontratën e tij me Real Madridin në fund të këtij sezoni dhe klubi vendosi të mos rinovonte më me uellsianin i cili sezonit e fundit nuk kaloi një periudhë të mirë në Madrid, me dëmtime te shumta dhe me një mungesë dëshire të sulmuesit për të dhënë më të mirën për ekipin.

Objektivi kryesor e Bale momentalisht është të shkojnë në formë sa më të mirë në Katar 2022, dhe kalimi te Getafe rrit shanset që ai të marrë minuta më shumë, pse jo të kthehet në një lider të skuadrës, e cila mbylli një sezon pozitiv në La Liga.