PD shfaq videon e skandalit në Sarandë para Kryeministrisë
Pëlqej
Partia Demokratike denoncoi dje skandalin e sekretarit të deputetit Kokëdhima, i cili kërkon favore seksuale me një të mitur në këmbim të një vendi pune. Duke e transmetuar videon përpara Kryeministrisë, kordinatori i Partisë Demokratike për denoncimet, Ervin Salianji tha se kryeministri shkon dhe propagandon nëpër zyrat e reja të punës, punësimet e reja, ndërkohë që në të vërtetë qytetarët shqiptarë vendin e punës e gjejnë në këto furriqe të fëlliqura të zyrave të Partisë Socialiste.

Kryeministri u premtoi shqiptarëve 300 mijë vende të reja pune dhe qytetarët e besuan. Besuan tek ëndrra e punësimit. Sot pas një viti ka ardhur koha të bëjmë një bilanc. Bilancin nuk ia kërkon Partia Demokratike, sepse për Partinë Demokratike mbajtja e këtij premtimi do të përshëndetej me kënaqësi. Por pas një viti, bilanci i kësaj qeverie është kjo ngjarje e fëlliqur. Kjo ngjarje e pisët këtu. Kjo video tregon sistemin e ndërtuar nga ky kryeministër dhe nga kjo qeveri. Kjo video tregon se si punësohesh me këtë qeveri. Kryeministri shkon dhe propagandon nëpër zyrat e reja të punës, punësimet e reja, ndërkohë që në të vërtetë qytetarët shqiptarë vendin e punës e gjejnë në këto furriqe të fëlliqura të zyrave të Partisë Socialiste. Tek këto furriqe të fëlliqura për të cilat edhe anëtarët dhe militantët e thjeshtë të Partisë Socialiste ndjejnë neveri. Kryeministri mbas një viti e ka përqendruar pushtetin vetëm tek një klan i ngushtë. Kryeministri mbas një viti nuk ëshstë më kryeministër përtej së majtës dhe së djathtës siç ai kishte qef ta predikonte”, u shpreh Salianji duke shtuar se Kryeministri sot është vetëm përfaqësues i oligarisë në veprim. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori