PD: SHBA po heton Ramën për pastrim parash
Partia Demokratike njoftoi sot se SHBA ka nisur një hetim për pastrim parash ndaj kreut të PS-së Edi Rama. Në një deklarate për mediat, deputeti i PD-së Gert Bogdani u shpreh se kongresmeni Dana Rohrabacher ka kërkuar nga FBI të hetohet burimi i parave që janë përdorur për të siguruar fotografinë që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama bëri me Presidentin Obama, gjatë një aktiviteti për grumbullim fondesh vitin e kaluar.

“Është koha që Rama t’u përgjigjet disa pyetjeve. Akuza për pastrimin e parave nuk është qesharake. Rama ka shkelur ligjin zgjedhor të SHBA-ve”, u shpreh Bogdani. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2013, ora 16:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori