PD: "Sfida e Bashës për të pastruar politikën filloi të realizohet"
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe ku menjëherë të vërshonin menjëherë reagimet nga pala kundërshtare pas dorëheqjes së Roshit. Eduart Halimi është deputeti i parë i PD-së që reagon pas dorëheqjes së Elvis Rroshit, kreut të Bashkisë së Kavajës, i cili pranoi se ka qenë i dënuar në Itali.

"Largohet Rroshi, sfida e Bashes per nje klase politike te paster po realizohet me sukses.

Te dashur miq,
Lulzim Basha kishte te drejte prej fillimit. Ishte vetem çeshtje kohe. Me pak se nje vit.

Falenderim partnereve qe bene te mundur miratimin e ligjit per dekriminalizimin dhe zbatimin rigoroz te tij.

Ne dhe PS nuk kemi qene dhe kurre nuk do jemi njelloj. Rekordet e tmershme kriminale kurre nuk mund te fshihen dhe partneret po i sjellin çdo dite.

Klasa politike duhet te pastrohet nga individet me rekorde te tmershme kriminale.

Sfida e Lulzim Bashes per te pastruar politiken, filloi te realizohet. Suksese qytetareve te ndershem te Kavajes ne zgjedhjet e reja te kesaj vere, per nje kryebashkiak te denje", perfundon ai. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2016, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori