PD: Rishikimi i buxhetit lë në harresë shtresat në nevojë
Pëlqej
Partia Demokratike mblodhi të mërkurën komisionin e ekonomisë dhe të ligjeve për të diskutuar mbi rishikimin e buxhetit për vitin 2014. Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi solli në vëmendje se shtresat në nevojë dhe të përndjekurit janë lënë në harresë.

“Për shtresat në nevojë, deri më sot nuk është paguar asnjë qindarkë dhe kjo deklarohet nga Ministria e Financave në raportin që ka dorëzuar në Kuvend. Qeveria vazhdon të pohojë se po shlyhen pagesat për të përndjekurit, kur në të vërtetë uli me 12 milionë dollarë pagesën për ta, krahasuar me 2013. Kjo qeveri mashtron se po bënë më shumë për të përndjekurit se qeveria paraardhëse duke deklaruar se ka paguar 9 milionë dollarë, kur realisht ka paguar 2.6 milionë dollarë ose tre herë më pak. Krahasuar me 28 milionë dollarë të lëvruar nga Partia Demokratike vitin që shkoi, është njëmbëdhjetë herë më pak se qeveria demokratike”, tha Vokshi. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori