PD refuzon ftesën për Këshillin Kombëtar të Integrimit
Pëlqej
Kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi se Këshillit KombetarIntegrimit është një strukturë parlamentare, organ parlamentar kontrollues për qeverinë. Në një prononcim për mediat, ish-ministrja e Integrimit tha se i ka kërkuar ministres së Integrimit, të mos zbatojë asnjë model tjetër, që nuk është në përputhje me standardet europiane.

“Më lejoni t’iu them se i vemti standard është ai europian. Edhe vendet që e kanë kaluar në këtë proces kanë ndjekur parimin europian.Të njëjtën gjë i kam kërkuar ministres që të mos zbatojnë gjë tjetër veçse atë të zbatimit europian.

Këshilli Kombëtar i Integrimit duhet të jetë me kryetar nga opozita, nënkryetar nga mazhoranca, numër të barabartë anëtarësh si dhe pjesëtarë nga shoqëria civile dhe Presidenca. Ky model nuk është aplikuar askund në thirrjen që më ka bërë ministrja. Ne duam që në Shqipëri të zbatohet modeli europian. Do të kishte qënë shumë më mirë po të mos kishte sjellë asnjë mendim. Ka shumë gafa dhe shumë paqartësi e do të ishte mirë ta rimendonin”, deklaroi Bregu. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori