PD refuzon ftesën e PS
Partia Demokratike pergjigjet zyrtarisht duke refuzuar ftesen e liderit te PS-se, Edi Rama per debat publik me Berishen. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e PD-se, Albana Mustafaraj ka deklaruar se aktualisht nuk eshte koha per debate, pasi nje debat ne kete kohe Rama-Berisha do te ndikonte ne Kongresin e PS-se.

Deklarata e plote e PD

“Gjatë fundjavës, zoti Rama e ftoi kryetarin e PD zotin Berisha në një debat publik. Zoti Berisha ka qënë i gatshëm për të debatuar me të në të shkuarën. Ai e ftoi zotin Rama për të debatuar për zgjedhjet e vitit 2009 dhe është i gatshëm për të debatuar me liderin e opozitës përpara zgjedhjeve të vitit 2013, por zoti Berisha beson se tani nuk është kohë për debate veçanërisht për shkak se nuk do të ishte e përshtatshme për Partinë Demokratike të ndikonte në Kongresin e ardhshëm të Partisë së zotit Rama.

Duke gjykuar nga gjuha e letrës së hapur të zotit Rama, ai mund të dojë që të bëjë luftë politike dhe të debatojë për të shkuarën, por tani nuk është koha që ne të fokusohemi mbi mosmarrëveshjet tona.

Partia Demokratike beson se tani është koha për t’u fokusuar në ato çështje ku ne mund të biem dakord dhe ti realizojmë ato në të mirën e qytetarëve shqiptarë.
Qytetarët shqiptarë kanë pritur për vepra përgjatë dy viteve të shkuara dhe tani që Partia Socialiste është kthyer në Parlament edhe pse ata ende vazhdojnë të refuzojnë të votojnë është detyrim i të gjithëve të punojmë për të miratuar çështjet për të cilat ne mund të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe konsensus.
PD beson se qytetarët meritojnë më shumë sesa një Parlament të mbetur pezull në mënyrë të vazhdueshme, në pritje të zgjedhjeve të ardhshme.

Kryetari i PD z. Berisha e ka bërë të qartë tashmë se ai është i gatshëm të bashkëpunojë me Partinë Socialiste për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, dy çështje në të cilat dialogu mund të bëjë progres. Nëse z. Rama është thjesht duke u angazhuar në një betejë tjetër politike dhe retorika e tij është e pasinqertë atëherë, ne, mendojmë se të gjithë mund ta përdorim kohën më mirë.

Por nëse zoti Rama është serioz në lidhje me çuarjen përpara të reformave PD është e gatshme për të vepruar.”
Shtuar më 03/10/2011, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori