PD reagon për plagosjen në Vlorë
Pëlqej
Partia Demokratike reagoi sot lidhur me plagosjen e ndodhur në një shkollë në fshatin Gjormë të Vlorës. Koordinatorja për mediat në PD, Silvi Bardhi deklaroi se ngjarja e ndodhur sot në shkollën e Gjormit në Vlorë, ku djali i mësueses kujdestare qëlloi me pistoletë bashkëmoshataren e tij, është treguesi i gjëndjes së rendit në vend dhe i gjëndjes së arsimit.

“Kur djali i mësueses kujdestare shkon me pistoletë në shkollë dhe qëllon një nxënëse, janë goditur dy kolonat që mbajnë një shoqëri, rendi dhe arsimi. Por edhe më e rëndë bëhet ngjarja, kur mësohet se në këtë krim është përfshirë edhe policia duke i bërë hetimet në favor të autorit. Burimet e Partisë Demokratike tregojnë se ka një orientim për ta raportuar ngjarjen si një plagosje të lehtë, sikur pasojat janë disa gërvishtje. Ndërkohë që e plagosura i është nënshtruar një operacioni të vështirë në sallën e reanimacionit ku i është hequr një plumb në kokë, dhe falë punës së mjekëve ajo ka dalë nga rreziku për jetën”, u shpreh Bardhi.

Sipas saj, duhet shkruar gërvishtje, sepse familja e autorit është e njohur si aktiviste e mbështetëse e Partisë Socialiste. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori