PD reagon për atentatin: Rama e Tahiri shkatërruan policinë e shtetit
Pëlqej
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Partisë Demokratike lidhur me atentatin me tritol në Vlorë ku humbi jetën një biznesmen dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Përmes një deklaratë për mediat, deputeti Helidon Bushati, bëri përgjegjës kryeministrin Rama dhe Ministrin Tahiri, të cilët sipas tij kanë shkatërruar policinë e shtetit.

"Ngjarja e rëndë sot në mëngjes në Vlorë, atentati që i mori jetën biznesmenit dhe plagosi një qytetare, ritkheu edhe një herë terrorin e tritolit.
Atentati i sotëm tregon se Edi Rama e Saimir Tahiri e kanë zhvendosur policinë në ekran, duke e hequr nga puna e saj e përditshme, nga arsyeja përse kjo strukturë ekziston. Rendi dhe Siguria Publike.
Përdorimi i Policisë së Shtetit si sfond për publicitet qeveritar, kthimi i propagandës në prioritet numër një, ka bërë që në realitet, në terren, të gjithë treguesit e rendit dhe sigurisë pubklike të përkeqësohen.
Vrasjet janë shtuar.
Vjedhjet janë shtuar.
Aksidentet janë shtuar." tha ai.

Sipas PD-se qytetarët po jetojnë orët e gjata të pasigurisë në jetën e tyre të përditshme që është krejt e kundërta e retotikës boshe të Kryeministrit. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori