Partia Demokratike ka përgënjeshtruar deputetin e PS-së,
Taulant Balla, i cili publikoi një
foto të
Pas publikimit të një fotoje të Lulzim Bashës dhe bashkëshortes së tij nga socialisti
Taulant Balla, ka reaguar PD.
PD sqaron se
foto është bërë në metronë Londër-aeroport, pasi
Basha kishte përfunduar njëtakim në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe.
“Përfundimet e takimit
Taulant Balla dhe Edi
Rama do t’i mësojnë shumë shpejt, por sot është rasti të mësojnë se në aeroport nuk shkohet vetëm me makinë luksoze, por edhe me metro, si
shumica e qytetarëve”, thuhet në reagimin e PD-së.
Reagimi i PD:
Disa media shperndane mbreme dhe sot nje
foto te Kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim
Basha me bashkeshorten Aurela duke e paraqitur si nje udhetim me tren nga Edinburgu ne
Londer.
Lajmi eshte plotesisht i pavertete. Eshte nje mashtrim, njesoj si burimi qe e ka perhapur ate,
Taulant Balla.
Te zhytur ne krim dhe korrupsion,
Taulant Balla dhe Edi
Rama fabrikojne dhe shperndajne cdo dite mashtrime per Partine Demokratike dhe kreun e saj
Basha per t’u thene
shqiptareve se te gjithe jane njesoj.
E verteta eshte se Kryetari
Basha me bashkeshorten eshte ne metrone Londer-Aeroport, pasi zoti
Basha kishte perfunduar nje takim ne Ministrine e Jashtme britanike.
Perfundimet e takimit
Taulant Balla dhe Edi
Rama do t’i mesojne shume shpejt, por sot eshte rasti te mesojne se ne aeroport nuk shkohet vetem me makine luksoze, por edhe me metro, si
shumica e qytetareve. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2017,
ora 10:12