PD-Rames: Jemi te gatshem per dialog
Albeu.com
Partia Demokratike akuzoi Edi Ramën se kërcënon me protesta, ndërkohë që sipas kësaj partie, kreu socialist shpif se Berisha po kushtëzon tryezën. Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli u shpreh se PD-së mbështet rezolutën e KE-së, dhe se është e gatshme ta zbatojë atë.
“Maxhoranca aktuale mbështet pikë për pikë Rezolutën e Këshillit të Evropës dhe është e gatshme për shndërrimin e të gjitha kërkesave të saj në realitet. Pretendimet e Partisë Socialiste se Berisha kushtëzon tryezën te Presidenti, janë thjesht një formë për të maskuar interpretimin kokëposhtë të Rezolutë së KE, sikur ajo përfaqëson një dokument që shpërblen bojkotin”, theksoi ajo.
Shtuar më 08/02/2010, ora 22:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori