PD: Ramës i duhen kriminelët në Kuvend për të goditur opozitën
Pëlqej
Partia Demokratike i bëri sërish sot thirrje kryeministrit Edi Rama të reflektojë për skenarin e thurur prej atij vetë për të goditur dhe kërcënuar me jetë deputetët e opozitës.

"Të gjithë i njohin faktet e inkriminimit të Parlamentit, vetëm Edi Rama hesht. Çdo qytetar i vendit ka mësuar se Edi Rama i ka hapur dyert e Parlamentit, deputetëve me precedent penalë, si Arben Ndoka, i dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi dhe çdo qytetar i vendit u bë dëshmitar i skenarit të Ramës, të goditjes dhe kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të opozitës, prej këtyre deputetëve. Ka mesa duket një arsye të fortë, pse Edi Rama ka futur në parlament deputetë me të kaluar kriminale. Edi Rama hesht prej 42 ditësh," – theksoi korrdinatorja e PD-së Silvi Bardhi.

Me tej Bardhi u shpreh se faktet rëndojnë më shumë sa më shumë kohë kalon dhe sa më shumë thellohet papërgjegjshmëria e mosllogaridhënia e Kryeministrit. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori