PD: Rama vesh me luks Kryeministrinë, për popullin arka bosh
Pëlqej
Partia Demokratike akuzoi kreun e qeverise Edi Rama se po vesh me luks Kryeministrinë ndërkohë që deklaron se arka e shtetit është bosh. Gjatë një deklarate për mediat, zedhenesja e PD-se, Laura Vorpsi u shpreh se paratë e shpenzuara për të rikonstruktuar dhe mobiluar zyrat e tij, tregojnë se Rama nuk është i shqetësuar për financat publike.


"Edi Rama nuk është i besueshëm kur shpall pikëllimin e tij për arkën e shtetit, përsa kohë nuk tregon se sa para janë shpenzuar për të rregulluar e mobiluar zyrën e tij. Sa para janë shpenzuar për të veshur me luks ambjentet kryeministrore. Sa para janë shpenzuar për udhëtime e qejfe qeveritare jashtë shtetit në këto ditë.
Megjithëse nuk ka kaluar ende një muaj nga marrja e detyrës, sinjalet dhe aktet e para janë tregues të qartë se financat janë të mjaftueshme për luksin e qeverisë, por qenkan të pamjaftueshme për popullin.
Përkundër trendit europian, për qeveri të vogël, për shpenzime të shkurtuara, dhe për kursim, Edi Rama dhe qeveria e tij po llamburisin cdo ditë në luks shpërdorues dhe jo-transparent" u shpreh Vorpsi.


Deklaratat për arkën bosh, janë cilësuar nga PD si justifikime ndërsa akuzon kryeministrin për stilin i tij despotik të luksit të shfrenuar. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori