E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
PD: Rama urdhëroi ndalimin e konsensusit, PD do i dërgojë Venecias qëndrimin e saj
Deputeti demokrat, Eduard Halimi, përmes një deklarate për mediat ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit për Reformën në Drejtësi. Ai bën me dije se qëndrimi i PD-së për këtë reformë, do të shpjegohet nga ekspertët e saj dhe do ti dërgohet KomisionitVenecias.

"Edi Rama urdhëroi sot deputetët e tij të mos pranojnë kërkesën e opozitës, për hartimin e një drafti të vetëm konsensual sipas KomisionitVenecias, për Reformën në Drejtësi, që të shkonim bashkë bazuar në një konsensus sipas Venecias, dhe jo të ndarë.

Sot ishte dita kur palët politike hoqen maskat, kush ishte për Venecian dhe kush ishte kundër Venecias. Kush ishte për një konsensus sipas Venecias dhe kush ishte për kapje politike të drejtësisë me mazhorancën e pazareve.

Vendimi i sotëm i Ramës që dërgoi një draft të vetin, jo transparent, të pakonsultuar me askënd, të hartuar me urdhër politik, që injoron me arrogancë rekomandimet e Venecias, ishte dëshmi e vullnetit të keq, për t’i ikur Venecias, për t’i ikur konsensusit sipas standardeve të Venecias.

Opozita tregoi edhe njëherë sot në komision, vullnetin e mirë për një reforme konsensuale bazuar në rekomandimet e Venecias, një reforme që bazohet ne standarde europiane që shmang çimentimin e kapjes politike sipas draftit të Ramës dhe që do shpjegohet pikë për pikë nga ekspertet e saj, në qëndrimin qe do i dërgojë komisionitVenecias". /albeu.com/

Shtuar më 15/01/2016, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori