PD: Rama u shfaq sërish sot kundër dekriminalizimit
Menjëherë pas reagimit në Facebook të Taulant Ballës, një kundërpërgjigje e hapur pasohet nga PD. "Edi Rama u shfaq sërish sot kundër dekriminalizimit, me anë të zëdhënësit të certifikuar dhe të njohur ndërkombëtarisht si shpifës.

Reagime të tilla, janë në fakt përpëlitjet e krerëve të mazhorancës, që gjenden në ethet që u shkakton dekriminalizimi, sepse janë ata, Edi Rama dhe Ilir Meta, autorët, krijuesit e inkriminimit masiv të administratës, institucioneve dhe parlamentit.

Edi Rama mund të shprehet çdo ditë kundër, por ai nuk do ta ndalojë dot dekriminalizimin, një nevojë jetike e prioritet kombëtar tashmë, proces i mbështetur dhe i kërkuar nga mbarë qytetarët shqiptarë dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Partia Demokratike do ta çojë deri në fund, me çdo çmim këtë betejë për interesin më të lartë të vendit", përfundon reagimi për mediat. /albeu.com/


Shtuar më 30/03/2015, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori