Partia Demokratike i kërkon sërisht kreut të PS Edi
Rama të bëjë
publike origjinën e 1 milion eurove investim, në pallatin-pajë 5 katësh. Në një deklarate per mediat,
zëdhënësja e selisë blu Laura Vorpsi, i kërkoi kreut të selisë rozë të mos fshihet, por të bëjë
publike për mediat faturat reale të
blerjes së truallit.
“
Zoti Rama, ka dyshime të forta se në pallatin-pajë, ju personalisht
keni larë paratë e gjobave që u
keni vënë ndërtuesëve, prandaj ju ftojmë që në përputhje me kodin tatimor dhe ligjin e lëvizjes së vlerave monetare, të bëni
publike faturat tatimore dhe numrin e llogarisë dhe bankën në të cilën kanë qenë të depozituara paratë e pallatit në pajë, në rast se ato nuk janë para të pista gjobash të vendosura nga ju ndërtuesve të Tiranës apo perfitime tuaja nga grupe kriminale”, deklaroi zëdhënësia e PD-së Laura Vorpsi.
Sipas Vorpsit,
Rama nuk mund të qendrojë mbi ligjet e vendit.
“
Zoti Rama, Partia Demokratike ju rikujton se ligji per deklarimin e pasurive, kërkon nga ju të tregoni cmimin e vërtetë të
blerjes së 8 mijë metër katrorë tokë në malin e Dajtit, pasi cmimi qesharak prej 1,3 euro metrin katror apo 200 lekë në një zonë në të cilën toka është blerë nga qytetarë të tjerë sipas dokumentave zyrtare, jo 2 dollarë sic e deklaroni se e
keni blerë ju, por së paku 22 e më shumë dollarë, dëshmon se ju i fshihni para tatimeve të vendit dhe ILDKP-së, shumën e vërtetë të parave të
blerjes së truallit te sarajeve tuaja. Dhe kjo vetëm e vetëm se
keni frikë nga origjina e parave me të cilat
keni blerë truallin e rezidencës suaj verore. Edhe një herë
zoti Rama! Partia Demokratike ju rikujton se transparenca është detyrim i prerë ligjor”, përfundon deklarata.
Shtuar më 29/01/2013,
ora 18:21